Begaj: Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit në Maqedoni të Veriut NULL NULL 16.03.2025 12:30 16.03.2025 12:30 Foto nga arkivi: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e zjarrit që shpërtheu në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se është i tronditur nga tragjedia që ka ndodhur. “Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut”. “Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, ka thënë Begaj. /Klankosova.tv