Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj: Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi shqiptarët, vitalitetin e kombit

NULL NULL
28.01.2025 09:59
Bajram Begaj
Foto arkiv: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ndjehet krenar që shkrimtari Ismail Kadare, ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.

Në një postim në Facebook, Begaj ka shkruar për datëlindjen e parë të Ismail Kadaresë pas ndarjes së tij nga jeta.

“Me prozën dhe poezinë e vet, ai i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare”.

“Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste”, ka thënë Begaj.

Ndër tjera, ai ka shtuar se Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme