Begaj i dekreton ndryshimet reja në qeverinë shqiptare, sot pritet të votohet për emërimin e Spiropalit NULL NULL 30.07.2024 13:56 30.07.2024 13:56 Foto nga arkivi: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave. Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024: Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla; Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi; Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete; Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali; Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha; Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu; Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj; Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla. Pas këtij dekretimi në Kuvendin e Shqipërisë nga ora 17:00 do të dalin në votim këto dekretime, ku pritet të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit. /Klankosova.tv