Begaj: Familja Jashari është gurthemel i lirisë së Kosovës NULL NULL 05.03.2023 15:42 05.03.2023 15:42 Bajram Begaj Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari. Begaj, në një shkrimi në Facebook, ka thënë se familja Jashari janë gurthemel i lirisë së Kosovës. “Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm. Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj”, ka shkruar Begaj në Facebook. “Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka shtuar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.