Bedri Hamza: Unë do t’i mbështes bizneset dhe jo të flasë me përbuzje për to NULL NULL 14.01.2025 22:05 14.01.2025 22:05 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se prioriteti i tij kryesor qeverisës është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë përmes lehtësirave për bizneset. ”Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza, transmeton klankosova.tv. Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre. ”Bizneset janë taksapagues, punësojnë njerëz. Kudo në botë për taksapaguesit flitet me respekt”, shtoi Hamza i ftuar në Dukagjini. Hamza premtoi se nën udhëheqjen e tij, klima e të bërit biznes në Kosovë do të përmirësohet ndjeshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.