Beck do t’i mungojë Pejës rreth tre muaj NULL NULL 12.12.2023 23:20 12.12.2023 23:20 Basketbollisti i Pejës, Tervell Beck do të jetë jashtë parketit për rreth tre muaj pasi u operua me sukses. Këtë klubi pejan e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv. “Basketbollisti ynë, Tervell Beck – është liruar sot nga spitali në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.” “Koha e rikuperimit të Tervell Beck do jetë rreth 3 muaj, dhe deri në shërimin e plotë ai do jetë në mbikqyrje nga Doktori i Klubit, Fizioterapeutat e Klubit – Festim Mema dhe Mazllum Jevriqi dhe Trajneri Kondicional, Shpetim Panxhaj”, shkroi Peja.