“Bebja e vdekur në lavatriçe” – kthehet në detyrë drejtori (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 23.06.2023 20:47 nga Arbreshë Uka 23.06.2023 20:47 Psikiatri Muhamet Halitaj për 14 vjet kishte timonin e drejtorit mjekësor në Spitalin e Pejës. Nga kjo pozitë mjeku Halitaj u shkarkua në dhjetorin e vitit të kaluar, me arsyetimin se dështoi në implementim e masave disiplinore ndaj përgjegjëseve për rastin e rëndë me foshnjën e vdekur, e cila ishte futur në lavatriçe. Mirëpo këtë vendim të drejtorit ekzekutiv e kundërshtoi gjykata themelore. “Gjykata e obligon që të kthehem në pozitën e mëparshme”, tregon ish-drejtori mjekësor, Muhamet Halitaj. Ish-drejtori mjekësor thekson se ky ka qenë përgjegjës vetëm punën e mjekëve dhe jo të tjerëve, ngase profesionalizimin e mjekeve siç thotë Halitaj e ka vërtetuar edhe Këshilli i Etikës në kuadër të Odës së Mjekëve. Psikiatri Halitaj, njëherësh edhe aktivist politik në PDK, vendimin e shkarkimit e cilëson tendencioz dhe politik, teksa bën me dije se lidhur me këtë vendim edhe drejtori ekzekutiv ka pasur presion nga politika. E, pasuesi i Halitajt, Besnik Ibraj, shton se ky vendim do të apelohet dhe se e pranojnë çdo verdikt të gjykatave. Ish-drejtori mjekësor shton se me të kuptuar rastin e foshnjës i gjithë menaxhmenti e ka raportuar menjëherë tek drejtoria e SHSKUK-së dhe organet e tjera shëndetësore dhe të drejtësisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.