Bebe Rexha raportohet si e vdekur nga droga – familja e thotë të vërtetën NULL NULL 03.02.2021 09:46 03.02.2021 09:46 Një pretendim viral duke deklaruar se këngëtarja Bebe Rexha vdiq pas një mbidoze të drogës është i rremë. Edhe pse pretendimi viral nxiti disa përdorues të mediave sociale të bënin homazhe për ‘këngëtaren e ndjerë’, Rexha shkroi në Twitter për të konfirmuar se ajo është gjallë. Nuk është hera e parë që një person i famshëm vihet në shënjestër të thashethemeve në mediat sociale. Thashethemet për vdekjen e Rexhës filluan pasi një imazh viral pretendoi se ajo vdiq nga mbidoza e drogës, transmeton Klan Kosova. Cicërima në imazhin viral shkruante: “@CNN ka konfirmuar që ylli i pop-it @BebeRexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë; Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do të vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”. Cicërima mbante gjithashtu një imazh të Rexhës dhe trupin e pajetë të mbuluar të vendosur në një barelë. Imazhi viral bëri që disa përdorues të bënin homazhe për këngëtaren e vdekur. E tronditur nga thashethemet për vdekjen e saj, Rexha ripostoi imazhin viral dhe shkroi: “Zoti na ruajt, çfarë dreqin”. “Unë rri e heshtur për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo në një tjetër postim.