Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bebe Rexha për raportin e Dua Lipës dhe Rita Orës: Jam përpjekur të vendos paqe

NULL NULL
09.05.2021 23:20

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka thënë se nuk është e sigurt që mosmarrëveshja e Dua Lipës dhe Rita Orës do të marrë fund ndonjëherë.

Këngëtarja ka pohuar se është përpjekur të jetë gjithnjë paqeruajtëse dhe t’i pajtojë vajzat, por përpjekjet e saj kanë dështuar.

Në një intervistë për The Sun ajo shtoi se do të dëshironte vërtet të bënte një bashkëpunim me të dyja, por nuk është e sigurt që do të ndodhë ndonjëherë.

Dua dhe Rita nuk kanë folur kurrë publikisht për grindjen e tyre të raportuar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ishte përfolur për një bashkëpunim në mes të Dua Lipës, Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Ava Max, por raportohet se ky bashkëpunim nuk ishte realizuar faji i mosmarrëveshjeve në mes të Duas dhe Ritës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.