Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bebe Rexha mahnit publikun në Londër (Foto)

NULL NULL
02.06.2016 13:03

Britanikja Daily Mail sot ia ka kushtuar një shkrim të gjatë këngëtares shqiptare Bebe Rexha, e cila me hapa të sigurt po ngjitet drejt skenave të mëdha të muzikës botërore, transmeton Klan Kosova.

Pas performancës në fillim të kësaj jave në një klub nate në Londër, Bebe vlerësohet si njëra ndër këngëtarët më të kërkuara në industrinë e muzikës së sotme.

Duke e kënduar hitin e saj të fundit “No Broken Hearts”, të cilën e ka në bashkëpunim me reperen Nicki Minaj, shqiptarja 26 vjeçare i bëri të gjithë ta kthejnë kokën për veshjes së saj, e cila ia vinte në pah trupin e saj lakues.

34D257D600000578-3621263-Bold_She_made_sure_to_put_on_a_very_raunchy_performance-m-3_1464855614690 34D2578F00000578-3621263-Rising_star_Bebe_Rexha_26_performed_at_London_s_iconic_G_A_Y_nig-a-4_1464855621923

Daily Mail më tej vlerëson zërin e saj shpërthyes dhe që emri i vërtetë i kësaj bukurosheje shqiptare është Bleta.

Bebe Rexha deri më tani ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës botërore, si Rihanna, Eminem, David Guetta, Nicki Minaj, etj.

Në fund këngëtarja shqiptare zgjodhi ta përmbyllë performancën me një shampanjë, fillimisht duke e pirë për vete dhe më pas e ka spërkatur publikun me të. Nga kjo ajo është shpërblyer me një buqetë me lule.

34BD26AD00000578-3621263-image-m-34_1464853075613 34BD226100000578-3621263-image-m-31_1464853038640 34BD277500000578-3621263-image-m-30_1464853025218 34D256DB00000578-3621263-image-a-25_1464852960506 34D258EC00000578-3621263-image-m-33_1464853064715

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.