Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bebe Rexha e emocionuar për pjesëmarrjen e saj në “Grammy Awards 2020” (FOTO)

NULL NULL
21.01.2020 13:04

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy, që do të mbahet më 26 Janar.

Por këngëtarja nuk do të jetë pjesë e saj si e nominuar, por për të prezantuar dhe për të dhënë një çmim të rëndësishëm.

“E emocionuar që do e ndaj këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”,shkruan Bebe në Instagram.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.