Bebe Rexha dhe David Guetta hapën ceremoninë e MTV EMA, edhe u shpërblyen me çmime NULL NULL 14.11.2022 09:29 14.11.2022 09:29 Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha bashkë me artistin francez David Guetta kanë hapur ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europian Music Awards duke interpretuar hitin e tyre të fundit “I’m Good (Blue)”, dhe jo vetëm. Pos që e ndezën skenën me performancën e tyre, dyshja arritën të rrëmbenin edhe çmimin e rëndësishëm të evenimentit, “Bashkëpunimi më i mirë”. Madje, në këtë kategori Bebe arriti të triumfojë edhe kundër këngëtareve të tjera shqiptare, përfshirë Dua Lipën dhe Ava Max. Ky nuk ishte bashkëpunimi i parë në mes të Bebe Rexhës e David Guettas, pasi që para disa vitesh dyshja bashkë me Nicki Minaj kishin publikuar këngën “Hey Mama”, e cila është mes projekteve muzikore më të klikuara në botë me plot 1.5 bilionë shikime në YouTube, transmeton Klankosova.tv. Bravo @BebeRexha & @davidguetta ! 🙌#MTVEMA pic.twitter.com/ZD0KQ9b4T5 — MTV France (@MTVFR) November 13, 2022