BE: Të implementohet marrëveshja për Asociacionin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE: Të implementohet marrëveshja për Asociacionin

NULL NULL
11/11/2015

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilin suspendon implementimin e çfarëdo veprimeve të mëtejshme ligjore në bazë të këtyre “parimeve të përgjithshme/elementet kryesore” të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre Parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur më këtë çështje gazeta “Zëri” ka kontaktuar Bashkimin Evropian për të marrë një reagim të tyre në këtë drejtim.

Zëdhënësja për Ballkanin në BE, Maja Kocijancic, ka thënë se BE nuk i komenton proceset të cilat janë në proces. Megjithatë ajo ka shtuar se BE pret që marrëveshja e 25 gushtit lidhur më krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të implementohet.

“Ne nuk i komentojmë proceset gjyqësore të cilat në procedurë e sipër. Ne presim që marërveshja e 25 gushtit të implementohet. Të dy palët janë përgjegjëse për pjesën e tyre gjatë implementimit të kësaj marrëveshje”, ka thënë Kociajncic.

E pyetur nëse suspendimi i përkohshëm i kësaj marrëveshje apo anulimi eventual i saj pas dy muajsh, do të mund të rrezikonte Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim që Kosova nënshkroi me BE-në, Kocijancic nuk ka dashur të komentoj./Zëri/