Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

NULL NULL
31.07.2020 23:23

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze “Sanofi” për të siguruar 300 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit, tha Komisioni Evropian.

Deklarata u lëshua pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të ndanin 2.1 miliardë dollarë për kompanitë Sanofi dhe GSK, për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine efektive, transmeton AFP.

Në deklaratë thuhet se KE, i cili negocioi me kompaninë franceze, do t’i lejojë anëtarët e BE-së të blejnë vaksinën pasi të provohet të jetë e sigurt dhe efektive.

Qeveria franceze përshëndeti deklaratën e Komisionit Evropian si një “hap vendimtar” në luftën kundër pandemisë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.