BE mirëpret marrëveshjen për murin (FOTO) NULL NULL 04.02.2017 16:20 04.02.2017 16:20 Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq për rrëzimin e murit në atë pjesë. Këtë marrëveshje e ndihmuan edhe Zyra e Bashkimit Europian si dhe Ambasada e Amerikës në Kosovë. “Së bashku ata arritën një marrëveshje, e cila do të lehtësojë tensionet në veri të Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijohet një ambient nga i cili do të përfitojnë qytetarët e jugut dhe të veriut”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së. Më poshtë janë fotografitë e publikuara prej Zyres së BE-së, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mbrëmë pas mesnatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025