BE mëson shtimjanët si ta punojnë tokën, u jep kosa e grabuja (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa 24.05.2022 20:26 nga Agnesa 24.05.2022 20:26 Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpërndarë pajisje bujqësore për blegtorët e komunës së Shtimes. 17 përfituesit morën pajisje që kapin vlerën mesatare prej 5 mijë euro. Drejtori i IADK-së Zenel Bunjaku, bëri të ditur se projekti do t’i përkrahë gjithsej 45 persona me mjete pune, “Të cilët i kanë ndjekë trajnimet, i kanë marrë certifikatat nga Qendrat për Aftësim Profesional, prej tyre 27 po i mbështesim me grande dhe në këtë fazë janë 17 persona.” tha Bunjaku. Menaxherja e programit të BE-së në Kosovë, Majlinda Statovci, e vlerësoi këtë projekt të rëndësishëm pasi tha se e ka zbutur papunësinë në pjesën rurale të Shtimes. Ajo vizitoi edhe disa përfitues të ndihmave nga viti i kaluar. Njëra nga to, ka 100 krerë dele dhe mbjellë rreth 6 hektarë grurë e misër “Kom marrë tash tokë me qira se po i kam mjetet, po jam tash pak ma e gjallë, po kam vullnet me punu” tha Florije Bislimi, përfituese. E dikush u mbështet në biznesin e ëmbëlsirave. “Ta lehtësojnë punën tepër shumë, se unë i kam pas disa pajisje, po ato janë shtëpiake dhe janë kanë ma të vogla” tha Argjentina Bunjaku, përfituese Edhe ndihmat e vitit të kaluar silleshin rreth 5 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day