BE kërkon nga Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë, nuk ka asgjë të re për liberalizim vizash NULL NULL 01.12.2020 08:43 01.12.2020 08:43 Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë konkluzat për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drafti i Konkluzave tashmë është përgatitur dhe teksti i tyre është në proces të miratimit nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë draft, tekstin e të cilit e ka parë Radio Evropa e Lirë, Kosova ftohet që të përmirësojë urgjentisht përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformave të administratës publike. Nga Kosova kërkohet edhe vazhdim i përkushtimit ndaj Dhomave të Specializuara, në përputhje të plotë me obligimet ndërkombëtare të saj, ligjet vendore dhe si një rrugë për të dëshmuar përpjekje të sinqerta për sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësi dhe pajtim. Si në pjesën kushtuar Kosovës ashtu edhe atë për Serbinë, Këshilli i bllokut evropian, përmes këtyre draft-konkluzave, kërkon që të vazhdojnë angazhimin në dialog me vullnet të mirë dhe në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së. Këshilli do t’i ftojë palët që të respektojnë dhe implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tash në procesin e dialogut. “Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e raporteve me Serbinë është një parim themelor i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe është bazë për zhvillimin e raporteve dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në këtë dokument. Nuk ka asnjë të re sa i përket liberalizimit të vizave. Në këtë draft vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat. Këshilli i BE-së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës. Nga të gjitha shtetet e Ballkanit kërkohet që të përshtatin qëndrimet e tyre me BE-në në çështjet e politikës së jashtme sidomos për masat restriktive që BE-ja miraton për shtetet e treta. Teksti i këtyre konkluzave, që kanë edhe pjesën e përgjithshme për rajonin por edhe ato të veçanta për secilin vend, është një lloj i përmbledhjes së të gjeturave të Komisionit Evropian, të cilat janë botuar në paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit të miratuara kohë më parë. Ndonëse në këtë dokument përmendet edhe pritja që “sa më parë” të nisin negociatat e anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, nuk përmendet ndonjë datë se kur mund të ndodhë kjo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 49 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë