Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja s’do ta lë kurrë Ukrainën vetëm (VIDEO)

NULL NULL
nga Rina Mujku 02.10.2023 21:04

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbërritur në Kiev për takimin e parë të 27 vendeve anëtare të mbajtur ndonjëherë jashtë BE-së.

Hapjen  këtij takimi të së hënës e bën Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dimitru Kuleba dhe shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borell i cili po qëndron në këtë shtet që nga diela.

Diplomati ukrainas e vlerësoi këtë ngjarje si historike meqë sipas tij, Këshilli i Punëve të Jashtme do të ulet jashtë sigurisë së kufijve të Bashkimit Evropian, por brenda kufijve të ardhshëm të Unionit.

Duke folur teksa mbërritën në takim, Kuleba komentoi edhe rezultatet e zgjedhjeve sllovake, ku partia Smer e liderit populist Robert Fico, e cila kundërshton mbështetjen ushtarake në Ukrainë, fitoi shumicën.

lajme të ngjashme