Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja po punon në planin emergjent për të ndihmuar në uljen e importeve të energjisë ruse

NULL NULL
02.07.2022 22:55

Bashkimi Evropian po përgatit një plan emergjent për të ndihmuar vendet anëtare të shkurtojnë energjinë ruse.

“Ne kemi nevojë për një plan të mirë dhe të përbashkët që energjia të rrjedhë, ose gazi të rrjedh aty ku nevojitet më shumë”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Masat e reja – të parashikuara nga mesi i korrikut – do të bazohen në planin “REPowerEU” të majit për të braktisur burimet ruse të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Ky plan ndau afro 312 miliardë dollarë për të promovuar efiçencën e energjisë dhe rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme.

Në fund të majit, BE-ja ra dakord të ndalonte importet detare të naftës ruse brenda muajve, me disa përjashtime.

Blloku importoi 35 për qind të naftës së tij nga Rusia në vitin 2020 dhe ndalimi i importit “do të shkurtojë në mënyrë efektive rreth 90 për qind të importeve të naftës” nga Rusia deri në fund të vitit 2022, sipas von der Leyen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.