BE-ja ofron studime jashtë vendit NULL NULL 08.05.2015 18:18 08.05.2015 18:18 Ambasada të ndryshme të shteteve evropiane hapën sot dyert për studentët kosovarë që dëshirojnë të bëjnë studime jashtë vendit. Ambasada kroate dhe ajo e Finlandës ofruan programe të ndryshme të shkollimit, në një apanair të mbajtur në Qendrën Informative dhe Kulturore (QIK) të BE-së me rastin e Ditës së Evropës, 9 Majit. Panairi i cili ishte i hapur për vetëm dy orë, tërhoqi shumë student kosovarë, të cilët dëshirojnë të studjojnë jashtë vendit. Zyrtarja për informim në Qendrën Kulturore të BE-së, Dafina Zherka, tha se ky panair ka për qëllim informimin e studentëve kosovarë për studime jashtë vendit. “Ambasadat përfaqësuese në panairin e sotëm do të prezantojnë programet e tyre për studime jashtë vendit, gjegjësisht programin në drejtimin bachelor, master dhe disa nga ambasadat kanë edhe drejtimin PHD”, tha Zherka. Fatbardh Xhemajli, përfaqësues i shkencave të aplikueshme të Universitetit të Finlandës HAMK, tha se ky universitet ofron kushte shumë të mira për studentët kosovarë. “Universiteti HAMK ofron 4 drejtime bachelor në anglisht dhe 2 drejtime master. Drejtimet bachelor në anglisht janë electrical and automation engineering, construction engineering, mechanical engineering edhe international business”, tha Xhemajli. Edhe Bedredin Celina ishte njëri ndër të interesuarit për studime jashtë vendit. “Ofrojnë bursa të ndryshme, programe të ndryshme të studimit dhe na informojnë më shumë se si të aplikojmë dhe na ndihmojnë me procedurën”, tha Celina. Në këtë panair kanë marrë pjesë vetëm disa ambasada, pasi jo të gjitha që veprojnë në Kosovë, nuk kanë programe për studime jashtë vendit. Panairi ishte i hapur prej orës 15:00 deri në 17:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë