Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja nesër ia çel udhën për Bruksel Tiranës e Shkupit (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 18.07.2022 20:25

“Ditë historike” e ka quajtur të martën e 19 korrikut Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

“Këto ditë kemi zhbllokuar gjëra të rëndësishme. Kemi zhbllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment historik. Kjo ndodh pas kaq shumë vitesh pritjeje të dyja vendeve, duke e pasur statusin e vendit kandidat, por duke mos ndodhur asgjë”, theksoi Borrell, të hënën kur u mblodhën në Bruksel, ministrat e Punëve të Jashtme e atyre evropiane të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare në mes të Brukselit zyrtar dhe dy vendeve ballkanike, erdhi pasi Maqedonia e Veriut, votoi propozimin francez për zgjidhjen e mospajtimeve me Bullgarinë.

Ky shtet mbajti për tre vjet veto ndaj hapjes së bisedimeve për Shkupin zyrtar, për shkak të çështjeve, kryesisht, identiteti shtetëror e historik.

Nën dritëhijet e këtij zhvillimi për dy vende fqinje të Kosovës, raportuesja në parlamentin evropian, Viola Von Cramon, thotë se BE-ja duhet të ofrojë veprime konkrete për Ballkanin Perëndimor.

Së pari, sipas politikanes gjermane  Këshilli i Ministrave, “menjëherë e pa shtyrje, duhet të votojë liberalizimin e vizave për kosovarët”.

Të hënën e 18 korrikut u bënë katër vjet qëkur Komisioni Evropian për herë të dytë vendosi se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se këshilli duhet të miratojë lëvizjen e lirë.

Por disa vende, nisur nga Franca e Holanda, ndonëse kanë dhënë shenja pozitive, ende mbajnë veto mbi finalizimin e liberalizimit.

BE-ja nisi dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën më 19 janar 2012.

lajme të ngjashme