BE-ja me kamp refugjatësh në Preshevë NULL NULL 10/08/2015 10/08/2015 Bashkimi Evropian është duke menduar për ngritjen e një kampi refugjatësh në Serbi. Serbia po mendon që këtë eventualisht ta bëjë në Luginën e Preshevës. Fjala është për 400,000 refugjatë që do të strehoheshin në Serbi me kërkesë të Bashkimit Evropian, raporton televizioni austriak ORF në edicionin e tij të internetit. Idenë e ka pohuar një politikan i lartë serb, shkruan “DialogPlus”. Siç shkruan “Presheva Jonë”, Brukseli po mendon për një gjë të tillë, dhe këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Momir Stojanoviç, për edicionin e së hënës të gazetës beogradase Blic. Një vend i mundshëm për pozicionimin e këtyre refugjatëve mendohet të jetë, siç huhet, Serbia jugore. Edhe ashtu, vazhdon lajmi, në qytetin e Preshevës gjendet një kamp nacional për pranimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga Siria, Afganistani dhe Pakistani. Momentalisht në Serbi mendohet se gjenden 70,000 persona që janë rrugës për në Europën perëndimore.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022