BE-ja godet Kinën me taksa marramendëse rreth shitjeve të makinave elektrike NULL NULL 04.10.2024 20:36 04.10.2024 20:36 Makinat elektrike, foto nga Getty Images Taksa marramendëse do të vendosen për importet e automjeteve elektrike nga Kina në BE pasi shumica e shteteve anëtare mbështetën këtë lëvizje. Lëvizja për të vendosur tarifa synon të mbrojë industrinë evropiane të makinave nga dëmtimi nga ato që politikanët e BE-së besojnë se janë subvencione të padrejta të shtetit kinez për makinat e veta, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Tarifat për makinat elektrike të prodhuara në Kinë do të rriten nga 10 për qind në 45 për qind për pesë vitet e ardhshme, por ka pasur shqetësime se një veprim i tillë mund të rrisë çmimet e automjeteve elektrike (EV) për blerësit. Vendimi, i cili ndau vendet anëtare të BE-së si Franca dhe Gjermania, rrezikon të ndezë një luftë tregtare midis Brukselit dhe Pekinit, i cili i ka dënuar tarifat si proteksioniste. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.