BE-ja dhuron vaksina Pfizer në Bosnjë e Mal të Zi (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 04.05.2021 20:46 nga Qendresa Tershana 04.05.2021 20:46 Bosnja e Hercegovina është njëra nga shtete me më së shumti vdekje nga COVID-19 në Evropë. Andaj, edhe do të marrë më shumë vaksina anti-COVID nga Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova 10 mijë e 500 dozat e para të Pfizer dhe BioNTech , mbërritën këtë të martë, derisa nga afër këtë proces e përcolli dhe Komisioneri për Zgjerimi i BE-së, Oliver Varhely, i cili tha se kjo është një ditë e madhe për Bosnjën. Vaksinat e para nga Bashkimi Evropian i pranoi këtë të martë edhe Mali i Zi. Qytetarët që po presin në radhë për imunizim, shprehen të lumtur që shteti i tyre do të ketë edhe 42 mijë vaksina më shumë. Fushata e vaksinimi masiv filloi edhe në Maqedoninë Veriut, me 5 mijë dozat e dhuruara nga Bashkimi Evropian që arritën në po të njëjtën ditë dhe me rreth 200 mijë vaksinat të tjera të e kompanisë kineze.