Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE gati të ofrojë ndihmë, Mogherini mesazh sensibilizues Ramës

NULL NULL
22.09.2019 20:45

Përmes një mesazhi solidarizues, shefja në largim e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i shprehu keqardhjen kryeministrit Edi Rama mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e lëkundjeve të djeshme sizmike.

Mbi tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe shkatërruar ndërtesat dhe infrastrukturën, Mogherini uroi shërim të shpejtë për gjithë të dëmtuarit. Po kështu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes mekanizmit të mbrojtjes civile.

Përsa i përket Ramës, ky i fundit anuloi udhëtimin e tij për në New York, në javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së./T Ch/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.