BE fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel për takim këtë javë NULL NULL 24.10.2023 18:15 24.10.2023 18:15 Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar se BE-ja i ka ftuar për takim këtë javë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për procesin e dialogut. “Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u ftuan në takime në mbështetje të dialogut në margjinat e Këshillit Evropian më vonë këtë javë”, ka thënë Stano për Klankosova.tv. Presidenti serb tha gjatë ditës së sotme se do të takohen në Bruksel në 2-3 ditët e ardhshme, pa dhënë detaje tjera. /Klankosova.tv