BE duhet të “qëndrojë nën alarm” pas kolapsimit të Silicon Valley Bank, thotë McGuinness NULL NULL 15.03.2023 18:59 15.03.2023 18:59 Mairead McGuinness Kolapsimi i Silicon Valley Bank duket se ka pasur ndikim të “kufizuar” në Bashkimin Evropian. Megjithatë autoritetet duhet të “qëndrojnë nën alarm”, pas shpalosjes që sagës dramatike nëpër tregjet ndërkombëtare, ka thënë Mairead McGuinness, komisionere evropiane për shërbime financiare, raporton Euronews, transmeton KlanKosova.tv. “Jemi duke monitoruar situatën në ShBA shumë kujdesshëm”, ka thënë McGuinness para Parlamentit Evropian. “Ndikimi i drejtpërdrejtë në BE duket të jetë i kufizuar, por që ne duhet të reflektojmë nëse ka mësime që duhet marrë për sektorin bankar”. Ajo ka paralajmëruar rrezikun e inflacionit të lartë që ka bërë që bankat qendrore anembanë botës t’i rrisin normal e interesit në nivele të pazakonta. “Duhet të qëndrojmë nën alarm sa i përket këtij mjedisi të ri. Inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit paraqesin sfida të ndryshme për stabilitetin financiar”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.