BE dhe Kanada nënshkruajnë marrëveshjen e “vonuar” tregtare NULL NULL 30.10.2016 14:49 30.10.2016 14:49 Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë nënshkruar marrëveshjen historike tregtare, transmeton Klan Kosova. Marrëveshja u nënshkrua në Bruksel nga kryeministri kanadez, Justin Trudeua dhe zyrtarë të lartë të BE-së . Ceremonia e nënshkrimit fillimisht ishte planifikuar për të enjten por më pas u anulua pasi krahina frankofone Ëallonia në Belgjikë kërkoi masa më të mira mbrojtëse për vendet e punës, ambientin dhe standardet e jetesës. Të gjitha shtetet e BE-së miratuan marrëveshjen të premten, pasi u arrit konsensusi. Pakti eliminon 99% të tarifave, ndërsa zyrtarë nga të dyja palët shpresojnë që do të gjenerojë të ardhura shtesë prej 12 miliardë dollarësh në vit. Marrëveshja duhej të firmosej që sot, por u shty pasi avioni i kryeministrit kanadez u kthye pas në aeroportin e kryeqytetit Ottaëa, pas një problemi mekanik. BE thotë se kjo marrëveshje tregtare me Kanadanë ka qenë ndër marrëbeshjet më të rëndësishme që ka nënshkruar ndonjëherë. U deshën shtatë vjet për të negociuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shqipëria synon rritjen e buxhetit për ushtrinë në 5% të BPB-së në 10 vitet e ardhshme 25/06/2025