BBVK2 – Alaudin Hamiti: Ka shumë emra që po aludohen për banorë, të gjitha do të zbulohen nesër (VIDEO) NULL NULL 19.10.2023 18:45 19.10.2023 18:45 Sezoni e dytë e Big Brother Vip Kosova do të fillojë nga nesër, 20 tetor, kjo është data e shumëpritur nga të gjithë adhuruesit dhe ndjekësit e këtij spektakli. E pos datës, kureshtja nuk është shuar as për banorët e shtëpisë më të madhe në vend. Lidhur me këtë në Ora Shtatë të Klan Kosovës ka folur prezantuesi i BBVK-së, Alaudin Hamiti. Ai ka thënë se ka interesim të madh se kush do të jenë banorët e rinj të mega-shtëpisë. “Edicioni i dytë qysh në fillim ka zgjuar shumë kureshtje e shumë reagime si prej analistave, si prej disa banorëve që po dalin nëpër rrjete sociale që po aludohet për disa emra se a janë apo nuk janë, ka shumë emra që flasin për ata, por gjithçka do të bëhet nesër e ditur”, ka thënë Hamiti. Ju ftojmë të na ndiqni 24/7 në dy kanalet Big Brother Vip Kosova 1 dhe 2 për të zbuluar gjithçka në lidhje me këtë edicion të Big Brother VIP Kosova! /Klankosova.tv