Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bazat ushtarake të Iranit në Siri sulmohen nga Izraeli

NULL NULL
25.08.2019 15:43

Ndaj bazave ushtarake të Iranit në Siri janë kryer sulme nga forcat e Izraelit, kjo pasi thanë se e kanë parandaluar një sulm të planifikuar me dron nga Irani.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e vlerësoi lart operacionin e ushtrisë, edhe pse ata rrallë herë e pranojnë se kanë kryer operacione në Siri.

Izraeli besohet ka kryer qindra sulme në Siri që nga fillimi i luftës civile në këtë shtet në vitin 2011 në përpjekje për t’ia pamundësuar Iranit shtrirjen e ndikimit në këtë vend.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha që sulmet të shtunën patën si cak forcat e Iranit “Quds” në Aqraba, në jug-lindje të kryeqytetit, Damask.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.