Bayern dënon me 50 mijë euro Comanin, shkoj në stërvitje me Mercedes në vend të Audi-së NULL NULL 15.03.2021 23:29 15.03.2021 23:29 Kingsley Coman, mund të dënohet nga klubi i tij Bayern Munchen me 50 mijë euro. Kjo për shkak se ai kishte shkuar në stërvitje javën e kaluar me Mercedes AMG në vend të markës “Audi”, që bavarezët e kanë si sponsor. Me këtë rast Bayerni i obligon të gjithë futbollistët që të shfrytëzojnë makinat “Audi” për të shkuar në stërvitje. Raste të shkeljes së marrëveshjes ka pasur edhe vitin e kaluar nga lojtarët e rekordmenëve gjerman. Nicklas Sule dhe Robert Lewandowski, kishin shkuar në kampion stërvitor me një “Ferrari”. Marka e veturave “Audi” jep një shumë të konsiderueshme për skuadrën bavareze. Kjo markë çdo vit financon Bayernin me 50 milionë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.