Bayer Leverkusen thyen rekordin e Benficës, 49 ndeshje pa humbje NULL NULL 10.05.2024 07:34 10.05.2024 07:34 Bayer Leverkusen vendosi rekordin më të gjatë të pamposhtur në histori, pasi barazoi 2-2 ndaj Romës që rezultoi në një fitore të përgjithshme 4-2. Nga 49 ndeshjet e tyre të pamposhtura në të gjitha garat ku luan, Leverkusen kishte fituar 40 prej tyre, transmeton Klankosova.tv Ata tejkaluan serinë e pamposhtur prej 48 ndeshjesh që mbahej deri më tani nga Benfica që udhëhiqej në atë kohë nga trajneri portugez Eusebio, një rekord i vendosur në periudhën midis dhjetorit 1963 dhe shkurtit 1965.