Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Batuta e debatit Rama-Topalli pa mikrofon në Kuvend

NULL NULL
15.10.2015 17:04

Mbërritja e kryeministrit Rama në Kuvend gjatë seancës së sotme u shoqëruar me debate mes tij dhe Jozefina Topallit.

Kjo e fundit u ankua për pritjen e gjatë rreth 8 orë, ndërkohë kërkoi të dinte nëse është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dorëheqja e ish-deputetit, Arben Ndoka.

Me mikrofona të fikur është zhvilluar një debat i shkurtër mes Ramës e Topallit.

Rama: Ulu, ulu se nuk të jap përgjigje ty, se nervozohesh. Nuk është për procedurë kjo. Më thirr se vij direkt. Mos më prit 8 orë, kur ke nevojë për mua. Kur nuk ke Saliun më ke mua.

Idrizi: Të dy po flisni jashtë rregullores…

Topalli: Mua smë duhesh për kurrgjë!

Rama: Të kam thënë 100 herë hajde.

Topalli: Për të qesh ishte kjo?

Rama: Kush të tha që du me të bo me qesh?!

Topalli: Ti nuk bën as me qesh.

Rama: Hajde se e sqarojmë andej…/Mapo.al/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.