Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Batatina: Gjyqtari ia dha 3 pikë Ballkanit, nuk i fituan ata (VIDEO)

NULL NULL
28.04.2021 18:31

Ballkani arriti ta mposhtë Llapin 1-0 në Suharekë falë Blend Baftiut që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, e vlefshme për xhiron e 31-të të Superligës kosovare në futboll.

Dy skuadrat me pretendime krejtësisht ndryshe, Ballkani që synon të shpallet kampion e Llapi që po lufton për mbijetesë, zhvilluan një lojë tejet të ashpër që si pasojë u karakterizua edhe me tre kartonë të kuq, një për vendasit dhe dy për mysafirët.

Por, për epilogun e këtij dueli, trajneri llapjan, Tahir Batatina, po fajëson gjyqatarin e takimit, Besfort Kasumin.

“Kjo ndeshje u përcaktua nga gjyqtari dhe jo futbollistët. 3 pikë sot Ballkanit nuk ia dhanë lojtarët, por Besforti. Me këtë lojë të zhvilluar Ballkani nuk e meriton me qenë i pari, por Llapi. E kemi dëshmuar”, tha Batatina pas ndeshjes.

Nga ana tjetër, trajneri i skuadrës suharekase, Blendi Shkëmbi, u shfaq i kënaqur me 3 pikët e marra, meqenëse vazhdojnë të mbeten në vendin e parë.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim dhe ta mbajmë hapin për objektivin tonë. Lojtarët dhanë maksimumin dhe tani do të përqendrohemi në ndeshjen e radhës”, u shpreh shkurt Shkëmbi.

Pas 31 xhirove, Ballkani udhëheq renditjen tabelare me 67 pikë, një më shumë se Prishtina e vendit të dytë dhe 2 pikë më shumë se Drita që ndodhet në pozitën e tretë, pasi sot mori vetëm një pikë ndaj Besës së Pejës.

 

 

lajme të ngjashme