Bastisen dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen uniforma policore, pushkë gjuetie e jelek antiplumb NULL NULL 13.12.2024 15:40 13.12.2024 15:40 Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në dy lokacione në Zubin Potok. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se një person është duke u intervistuar si i dyshuar, ndërsa një tjetër pritet të intervistohet. Tutje ai shtoi se gatë aksioneve është konfiskuar një uniformë policore, pushkë gjuetie e jelek antiplumb. “Personat po intervistohen nën dyshimin e përvetësimit te detyrës”, ka thënë Elshani, njofton Klankosova.tv.