Basri Sejdiut iu hoq emri nga lista e kandidatëve për drejtor, flasin nga ShSKUK-ja NULL NULL nga Albert Bajrami 17.05.2023 15:37 nga Albert Bajrami 17.05.2023 15:37 ShSKUK Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës Basri Sejdiu, ka aplikuar për ta drejtuar sërish këtë institucion. Sejdiu ishte në garë edhe me pesë kandidatë të tjerë në konkurs. Por, të njëjtit iu hoq emri nga lista. E lidhur me këtë Klankosova.tv ka kontaktuar me Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës për të mësuar rreth arsyes se pse ndodhi kjo. Alban Janova, shef i Sektorit të Personit tha për Klankosova.tv se Basri Sejdiu nuk e kishte kaluar verifikimin nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Ai nuk e ka kaluar kriterin e përvojës profesionale pesë vjet në pozita drejtuese”, tha Janova. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS Basri Sejdiu hiqet nga lista e kandidatëve për drejtor të ShKUK-së *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 35 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë