Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basketbollistja Alexis Tolefree pajiset me pasaportë kosovare

NULL NULL
nga Jon Ajeti 21.06.2021 14:14

Basketbollistja amerikane Alexis Tolefree është pajisur me pasaportë kosovare.

Kjo u bë e mundur me kërkesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës kështu duke natyralizuar lojtarën në fjale e cila do të bashkohet me Përfaqësuesen e Kosovës që nga 24 qershori, njofton Klankosova.tv.

Tolefree do t’i ndihmojë Kosovës në paraqitjen e parë zyrtare në gara të FIBA-s, në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 korrik të këtij viti.

Në edicionin e kaluar basketbollistja ka luajtur për KBF Prishtina, me të cilën e fitoi Kupën e Kosovës, si dhe i takoi epiteti si “Sportisja më e dalluar” e Kupës.

Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks” dhe luan në pozitën e fundores.

lajme të ngjashme