Basketbollistja nga Kosova fiton kampionatin e kolegjeve në SHBA (FOTO) NULL NULL 06.03.2023 09:20 06.03.2023 09:20 Basketbollistja kosovare Astera Tuhina, e ka shkruar historinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tuhina ka arritur që me ekipin e saj Washington State Cougars, ta fitojë kampionatin e kolegjeve atje. Ajo ishte edhe vendimtare për këtë sukses kundër ekipit UCLA. Basketbollistja nga Kosova arriti të shënoi gjashtë pikë, bëri gjashtë asistime dhe vodhi dy topa. Festa e saj ishte shumë emocionuese. Lojtarja e kombëtares së Kosovës u mbulua me flamurin e Kosovës dhe rrjetën e koshit të finales e mori në shtëpi/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS