Basketbollisti i Pejës, Zekiqi: Krejt seria e finaleve ka qenë stres në veti (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basketbollisti i Pejës, Zekiqi: Krejt seria e finaleve ka qenë stres në veti (VIDEO)

NULL NULL
21.05.2023 23:02

Basketbollisti i Pejës, Samir Zekiqi ka folur për triumfin e skuadrës së tij në elitën e basketbollit kosovar, duke arritur ta rrëmbejnë titullin në sallën “Minatori” në Mitrovicë.

Zekiqi, i cili nuk ishte i pranishëm në ndeshjet e fundit për Pejën, tregoi se i ka parë më ndryshe përballjet, teksa shtoi se ka qenë shokuese kur ndeshja shkoi në vazhdime, njofton Klankosova.tv.

“Fakti që kam qenë në këto pesë lojë jashtë fushës, e sheh më ndryshe, i sheh të mirat dhe gabimet. Krejt seria ka qenë stres në veti dhe ka shkuar në lojën e fundit. Moment shokues për një moment me t’u ndalë fryma me pa cka ka me ndodhë në pesë minutat në vazhdim. Në fund deshi që fati me qenë me ne dhe e arritëm fitoren”, ka thënë Zekiqi për Sports Show në Klan Kosova.