Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basketbolli sot ka ditëlindjen

NULL NULL
21.12.2022 12:01

Në këtë ditë të vitit 1891, James Naismith shpiku lojën e basketbollit, tani një ndër më të ndjekurat në botën e sportit.

Shpikja i dha atij emrin e Babait të Basketbollit për shkak të krijimit të lojës së brendshme në një përpjekje për të zbutur një klasë të zhurmshme sportive.

Ai shpiku një lojë të brendshme që do të ofronte një përvojë atletike për një klasë të zhurmshme në shkollën e Springfield. Atij iu dhanë 14 ditë për të menduar për një lojë dhe përdori sportet e njohura në atë kohë si ragbi, futbolli, hokej dhe bejsbolli si pika referimi.

Në fillim, ai vendosi që topi i madh i butë i futbollit ishte më i sigurti për sportin, më pas zgjodhi një pasim me dorë si mjet për të luajtur në kundërshtim me lojërat e hershme dhe së fundi vendosi koshin mbi kokën e lojtarëve për të reduktuar kontaktin trupor. Ai më pas i kërkoi portierit t’i sillte kuti për të vepruar si gola.

Naismith, i cili tani njihet si Babai i Basketbollit, ishte një edukator fizik, mjek dhe trajner sporti. Ai themeloi programin e basketbollit të Universitetit të Kansasit dhe shkroi librin origjinal të rregullave të basketbollit.

Përderisa ai ende ishte gjallë, basketbolli arriti në nivele të lartë, duke hyrë në kategori në Olimpiadën e vitit 1904. /Klankosova.tv/

lajme të ngjashme