Basketboll, vashat e Prishtinës synojnë këndelljen ndaj Bashkimit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basketboll, vashat e Prishtinës synojnë këndelljen ndaj Bashkimit

NULL NULL
31.03.2023 11:33
Basketboll

Pas ndeshjes së parë mes Bashkimit dhe Prishtinës, ku vajzat nga Prizreni triumfuan me rezultat 92:76 sot zhvillohet ndeshja e dytë.

Ballafaqimi mes dy ekipeve më të mira në Superligën e Femrave do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë nga ora 17:00. Ndeshja zhvillohet në kuadër të ndeshjeve finale të Play off-it.

Gjatë edicionit të rregullt Bashkimi dhe Prishtina janë ballafaquar katër herë, ku në katër ndeshjet Bashkimi ka fituar, ashtu si ndodhi edhe në finalen e parë të Play-off-it.

Prishtina synon barazimin e ndeshjeve në seri prej 1-1, kurse Bashkimi në kërkim të fitores së dytë rresht, ku do të lehtësoheshin gjërat më shumë për vajzat prizrenase.

Kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.