Basketboll, sot zhvillohen dy duele fantastike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basketboll, sot zhvillohen dy duele fantastike

NULL NULL
02.04.2023 08:43
Basketboll

Sot, do të luhen dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të xhiros së 28-të apo të fundit për garat e rregullta.

Bashkimi do të përballet me Golden Eagle Yllin në Therandë, me prizrenasit që kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 16 humbje, ndërsa kampionët numërojnë 19 fitore e tetë humbje.

Kjo xhiro përmbyllet me sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.

Prizrenasit do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse prishtinasit në “Play-off” do të hyjnë nga vendi i parë.

Prizreni pas 27 ndeshjeve ka 8 fitore e 19 humbje, kurse Prishtina 21 fitore e gjashtë humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 28

E diel

17:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

20:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina