Basketboll, 4 skuadra duan finalen e madhe NULL NULL 14.02.2023 11:27 14.02.2023 11:27 photo by: @Shpend Ahmeti Sot, zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës te femrat. Bashkimi pret Trepçën nga ora 17:00, kurse Prishtina është nikoqire e Penzës nga ora 19:00. Prizrenaset synojnë të mbrojnë trofeun e fituar vitin e kaluar, ndërsa mitrovicaset do të tentojnë befasi dhe të kualifikohen në finalen e madhe. Prishtina-Penza është përballje më e barabartë dhe më interesante, ku të dy skuadrat duan finalen dhe trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës. Dy skuadrat fituese përballen mes veti në finale, të dielën në Rahovec në kuadër të Final 8-Kupa e Kosovës. Vitin e kaluar fitues i Kupës së Kosovës ishte shpallur Bashkimi në Final 8 e organizuar në Pejë. Orari E martë 17:00 Bashkimi – Trepça 19:00 Prishtina – Penza