Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basisti i Rage Against the Machine diagnostikohet me kancer

NULL NULL
12.12.2022 20:32

Tim Commerford, basisti i bendit Rage Against the Machine, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer të prostatës.

RATM gjatë verës nisën një turne të rikthimit dhe Commerfordi iu bashkua atyre në skenë pas 11 vjetësh.

Mirëpo, dy muaj para fillimit të turneut, 54-vjeçari i ishte nënshtruar një operacioni për t’ia hequr prostatën.

Ndërkaq, lajmin që ka kancer e ka bërë të ditur në një intervistë për Spinin, ku ka njoftuar që i është hequr prostata dhe që po trajtohet kundër kësaj sëmundjeje.

lajme të ngjashme