Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkohen Bananarama

NULL NULL
25.04.2017 14:01

Legjendat e popit të viteve të 80-ta, Bananarama, kanë lajmëruar se do të bashkohen pas 29 vjetësh për turneun e tyre në Britani të Madhe.

Treshja e përbërë nga Keren Woodward, Sara Dalin dhe Siobhan Fahey kanë shitur 40 milionë incizime në kulmin e famës së tyre, para se Fahey ta linte grupin plotë hidhërim më 1988, për ta formuar më pas Shakesepare’s Sister.

Por tani, ato kanë bashkuar forcat edhe njëherë dhe do të nisin një turne të zgjatur në Britani të Madhe, në fund të vitit, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

“Ne do të kthehemi dhe ta festojmë jetën e jashtëzakonshme që ne e çuam në të 20-tat tona”, tha Siobhan në lidhje me këtë rikthim.

https://www.youtube.com/watch?v=9ePIZugahFc

lajme të ngjashme