Bashkimi triumfon në kryeqytet (VIDEO) NULL NULL 10.01.2021 21:21 10.01.2021 21:21 Nga gjuajtja e lirë shënoi pikën e parë për Bashkimin, më pas Musab Mala realizoi edhe për tre pikë ndaj Sigal Prishtina. Në anën tjetër te kryeqytetasit me lojë të mirë u veçua Meriton Ismajli. Rivaliteti mes këtyre dy basketbollistëve vazhdoi në gjithë pjesën e parë. Pas 20 minutash Ismajli shënoi 15 pikë kurse Mala 14. Minimalisht 43-42, Prishtina avancoi ndaj Bashkimit. Çuditërisht në çerekun e tretë sikur Ismajli ashtu edhe Mala qëndruan pothuajse gjatë gjithë kohën në bankë. Te Bashkimi ndërkohë u veçua loja e Jr. Robinson i cili shënoi 13 pikë në çerekun e tretë, 10 minutshin e fundit, Bashkimi e nisi me shtatë pikë epërsi 66-57. Çereku final u karakterizua me rivalitet të ashpër. “Bardh e kaltrit” provonin të afroheshin në rezultat, por Bashkimi me shënimet e Hoehn mbronte epërsinë. Në fund të buzëqeshur dolën “Arpagjikt” nga Prizreni që triumfuan 89-80. Në fitoren e tetë në Prince Caffe Superliga për Bashkimin më i dalluari ishte Sena Hoehn me 22 pikë. Kronikë e përgatitur nga gazetari Andi Shabani. klankosova.tv