Bashkimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës NULL NULL 02.11.2019 21:26 02.11.2019 21:26 Bashkimi ka korrur fitore para publikut të tij në Prizren, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 95:89. Vendësit e nisën më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 22:13, transmeton Klan Kosova. Perioda e dytë ishte më e balancuar, derisa prizrenasit shkojnë në pushim me rezultat 47:41. Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e tretë, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 72:67. Bashkimi arriti të ruajë epërsinë edhe në dhjetëminutëshin e fundit dhe në fund fiton me rezultat 95:89. Më të merituarit për këtë fitore të Bashkimit ishin Stevie Clark me 35 pikë, Corey Ross me 22 dhe Terik Bridgeman me 16, kurse te skuadra prishtinase u dalluan Divine Myles me 21 pikë, Fahro Alihoxhiq me 20 dhe Edmond Azemi me 18. Tashmë dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe dy humbje. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.