Bashkimi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-trajnerit të tyre, Illmen Bajra NULL NULL 20.12.2023 15:00 20.12.2023 15:00 Ish-klubi i trajnerit Illmen Bajra ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së tij në moshën 33-vjeçare. “Trajneri Illmen Bajra ka ndëruar jetë në moshën 33 vjeçare! Klubi basketbollistik KB BASHKIMI shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit”, thuhet në postimin e K.B. Bashkimit në Facebook. “Thellësisht të pikëlluar do e kujtojmë Illmenin si shembull të punës së pandalë. Pusho i qetë!”