Bashkimi Evropian: Nuk do të pranojmë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues NULL NULL 26.05.2023 18:57 26.05.2023 18:57 peter stano Bashkimi Evropian ka thënë se të gjithë duhet të ndërmarrin veprimet për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar në veri. BE-ja thotë se nuk do pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm apo provokues, raporton Klankosova.tv. “Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së. BE-ja shtoi se zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike, dhe një e tillë mund gjendet vetëm përmes një dialogu duke përfshirët të gjitha palët. “Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.