Bashkimi e fiton ndeshjen pas vazhdimeve, e çon serinë në 2:1 NULL NULL 27.04.2025 22:49 27.04.2025 22:49 Bashkimi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj KB Pejës në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së playoff-it. Skuadra nga Prizreni, shënoi fitore në vazhdime me shifrat, 84:78, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi”, njofton Klankosova.tv. Basketbollisti më i mirë i Bashkimit ishte Leon Zeqiri me 27 pikë dhe tri kërcime. Kurse te skuadra mysafire më i miri ishte Marquez Towns me 27 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. Me këtë fitore, Bashkimi e çon në 2:1 serinë e fitoreve në këtë play-off. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë.